×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Thaçi pas takimit me Hotin: Do të ulemi bashkë përballë Serbisë

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar pas takimit që pati me Kryeministrin Hoti, raporton Front Online.

    I pari i vendit tha se kanë folur edhe për dialogun në të cilin proces u shpreh i bindur se do të punojnë së bashku me Kryeministrin.

    Para gazetarëve, Presidenti tha se do të ulën bashkë me Hotin në dialogun kundër Serbisë.

    Ai tha po ashtu se nuk janë në garë se kush do ta mbajë ‘bajrakun’ e dialogut, por janë në garë me Serbinë.

    “Sapo përfunduam një takim. E njoftova për hapat e parë të heqjes së masave. Kosova është në drejtimin e duhur. Diskutuam për rimëkëmbjen ekonomike. Ishte edhe pikë tjetër koordinimi për hapat që do t’i marrim në sferën e jashtme. Jemi në një javë të rëndësishme. Do të punojmë ngushtë si President dhe Kryeministër për dialogun Kosovë-Serbi. Kërkojmë që ky proces të mbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim në NATO dhe OKB. Nuk është koha të hapim çështje teknike. Në Kushtetutë janë të sqaruara shumë qartë rolet tona si President dhe Kryeministër. Do të ulemi bashkë përballë Serbisë”, theksoi ai.

    Ai ka treguar se kanë diskutuar edhe për situatën me pandeminë Covid-19.

    “Diskutuam edhe për hapat që duhet të ndërmerren nga institucionet përkatëse për respektimin e plotë të rekomandimeve të IKSHPK-së sa i përket Covid-19. Besoj se institucionet e vendit dhe vetë Ministria e Shëndetësisë do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm që të kalojmë sa më lehtë dhe më mirë, gjithmonë duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së”./Front Online/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1164282690621716/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.