×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Në atë tavolinë ku ulem unë nuk do të diskutohet për shkëmbim territoresh

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se ka besim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtyjnë përpara procesin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

    “Vizita ime ne Uashington ka qenë me protokoll krejt normal. Kam takuar Sekretarin Mike Pompeo dhe mekanizma të tjerë. Kemi folur për zhvillimet në rajon, dialogun dhe hapat integrues të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s”, është shprehur Thaçi.

    “Nuk ka pasur draft-marrëveshje. Në atë takim nuk ka qenë e planifikuar të jenë presidentët dhe jo kryeministrat. Dialogun nuk ta fillojë dhe përmbyll askush i vetëm as presidenti as kryeministri. Kosova duhet të përgatitet dhe të jetë unike. Nuk është mirë askush të jetë i munguar në iniciativat e SHBA-së. Nuk përcaktojmë lidershipin në SHBA është qytetari amerikan”.

    Thaçi në Rubikon është shprehur se është kundër shkëmbimit territorial Kosovë-Serbi.

    “Në asnjë rrethanë në asnjë kohë nuk është diskutuar për përmbajtjen, për mundësinë e ndonjë marrëveshjeje. Çdo marrëveshje ka kuptim kur respektohet integriteti dhe sovranitetit territorial. Nuk kam fol për shkëmbim territoresh, ky është pretendim për të krijuar panik. Aty ku unë jam i ulur në tavolinë nuk do të diskutohet për shkëmbim territoresh”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.