Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm në Liban. Thaçi ka thënë se Kosova është pranë Libanit në këtë kohë të vështirë.
“Imazhe marramendëse dhe tragjike nga Beirut. Mendimet dhe lutjet tona u drejtohen të dëmtuarve dhe familjeve të viktimave. Kosova qëndron pranë Libanit në këtë kohë të vështirë.”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Një shpërthim i fuqishëm i një depoje ka tronditur kryeqytetin e Libanit, duke vrarë mbi 100 persona dhe duke plagosur rreth 4,000 të tjerë.