Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar që të promovojë bukuritë natyrore të vendit.
Thaçi ka publikuar një video nga Liqeni i Ujmanit, ku në sfond dëgjohet edhe “Baresha” e Nexhmie Pagarushës.
“Liqeni i Ujmanit ?? Perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës”, ka qenë mbishkrimi i kësaj video.