×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli për Rugovën e Demaçin: Ka pasur rivalitet, qëllimi ka qenë liria

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Ish deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka thënë se Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi janë dy nga personalitetet më të shquara të shekullit të kaluar ndër shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarëve anembanë.

    “Kanë pasur momente bashkëpunimi, momente rivaliteti  dhe antagonizëm të thellë politik. Qëllimi ka qenë liria, çlirimi, kemi qenë të okupuar nga Serbia. Në jetën politika ka batica-zbatica, njerëzit afrohen-ndahen, por ajo që i ka bashkuar është përpjekja për një bashkëpunim të të gjithëve për arritjen e qëllimit të përbashkët”.

    “Dallimi kryesor ka qenë te ideologjia, sepse për nga formimi, mënyra e të bërit politikë Ibrahim Rugova kishte formim krejtësisht tjetër, në nivelet më të larta të intelektualizmit të kohës dhe lidhja e tij me Perëndimit. Ai vuri bazat e lidhjes së shqiptarëve me Perëndimin për dallim nga Demaçi i cili kishte filluar me mënyrën tjetër të formimit të grupacioneve të vogla të fshehura në kohën e regjimit. Ishte njëfarë simboli që tërhiqte pas vetes njerëz të tjerë dhe burgosje të panumërta”, ka thënë Tërmkolli, njofton Klan Kosova.

    Tërmkolli në Rubikon ka thënë se edhe Adem Demaçi pasi ishte liruar nga burgu në prill të 1990, kishte qenë përkrahës i Ibrahim Rugovës.

    “Demaçi pas lirimit nga burgu, në vitet e para ishte në përkrahje të Rugovës edhe si koncept politik dhe si mjete por shumë shpejt filluan veprimet që e dëmtuan procesin e arritjes së lirisë dhe kanë vonuar disa procese”.

    “Rugova nuk ka qenë njeri që ka krijuar antagonizma. Janë të gjithë të tjerët që janë përpjekur ta goditnin dhe ta konsetojnë jo veç personalitetin e tij por edhe metodat politike. Sado që ka pasur përpjekje dhe bëhen dhe sot Rugova me politikën e tij ka ruajtur substancën kombëtare mbi të gjitha”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.