×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tentim-puçi në Turqi – Krejt çka ndodhi katër vite më parë

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Pas plotë katër vitesh nga tentativa për grushti ne shtetit në Turqi, situata pas asaj ngjarje është qetësuar dhe tanimë Turqia dhe e gjithë bota po përballet me një tjetër sfidë, atë të pandemisë së koronavirusit.

    Pas tentativës për grushtin e shtetit mbrëmjen e 15 korrikut 2016, qeveria turke më në krye Regjep Tayip Erdogan drejtuan gishtin drejt klerikut Fetullah Gylen dhe organizatës FETO.

    Minutë pas minute/ Çfarë ndodhi natën e tmerrit në

    Në lidhje me këtë tentativë u arrestuan e 77 000 persona, ndërsa 110 000 punonjës shtetërorë, përfshirë këtu policë, oficerë ushtarakë, akademikë, prokurorë e gjyqtarë u pushuan nga puna.

    Dhjetëra dënime përjetë, dhjetëra gjykime të tjera janë bërë në Turqi pas 15 korrikut të 2016, ndërsa bota shikoj një rebelim ushtarak në zemër të Turqisë.

    Por çfarë ndodhi në Turqi me 15 korrik 2016?
    Minutë pas minute/ Çfarë ndodhi natën e tmerrit në

    Gjithçka filloi në orën 22:00, kur u dëgjuan krisma tek Shtabi i Përgjithshëm, dhe avionët ushtarakë filluan fluturimin e ulët mbi Ankara e Stamboll.

    Helikopterët hapin zjarr mbi civilët që gjendeshin pranë Shtabit të Përgjithshëm.

    Godina e SHP dhe televizioni shtetëror TRT kaloi në duart e puçistëve.

    Minutë pas minute/ Çfarë ndodhi natën e tmerrit në

    CNN Turk, u pushtua nga rebelët, një gazetare u detyrua të lexonte një deklaratë të paligjshme.

    22:00 mbyllet ura e Bosforit me tanke.

    23:25 Goditet me bomba Qendra e Forcave Speciale në Ankara.

    23:30 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm merret peng.

    00:11 Erdogan niset drejt aeroportit Ataturk .

    00:13 Puçsistët hyjnë në TRT dhe ndërpritet transmetimi .

    00:26 Erdogan përmes skypet në CNN turk bën thirrje që populli të dalë në rrugë .

    Pas thirrjes së Erdogan populli turk mbush rrugët.

    Minutë pas minute/ Çfarë ndodhi natën e tmerrit në

    Data 16 korrik;

    01:00 Drejtoria e Sigurimit në Ankara goditet nga avionët.

    02:00 fillon arrestimi i puçistëve.

    02:20, 17 Policë vriten tek drejtoria e Departamentit të Operacioneve Speciale.

    02:20 Arrestohen nga qytetarët dhe policia puçistët që morën TRT.

    02:30 Tentohet të hyhet brenda presidencës, arrestohen 12 ushtarakë të lartë

    02:42 Bomabrdohet parlamenti , deputetët dhe ekipet e medias futen në strehimore.

    03:20 Erdogan arrin në Turqi.

    03:29 Sumohet hoteli ku qëndronte Erdogan, vriten dhjetëra civilë.

    06:43 Dy bomba shpërthjenë afër presidencës.

    06:44 Lirohet ura e Bosforit nga qytetarët dhe policia, dorëzohen qindra ushtarë rebelë.

    08:32 Lirohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

    09:32 Arrestohen 1374 persona në Turqi.

    10:07 Dorëzon mbi 700 puçistë, ushtarë.

    Pas kësaj tentative.

    246 dëshmorë, 2 mijë 185 të plagosur

    Minutë pas minute/ Çfarë ndodhi natën e tmerrit në

    Rreth 7 mijë vetë u shkarkuan nga universitetet, 5700 prej tyre nga forcat akademike. Po ashtu u mbyllën shkolla dhe qendra arsimore, që dyshohej se kishin lidhje me lëvizjen Gülen.

    Me dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme u mbyllën 70 gazeta dhe 20 revista si dhe 34 stacione radioje, po ashtu 30 shtëpi botimi dhe 33 stacione televizive. Qindra gazetarë ndërkohë janë në burg./dritare/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.