×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tensione në samitin e BE-së, kryeministri bullgar e quan homologun holandez “polic i Evropës”

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Atmosfera në samitin e Bashkimit Evropian mbrëmjen e kaluar raportohet të ketë qenë mjaft e zymtë për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me pakon ndihmëse për rimëkëmbje ekonomike.

    Kështu të paktën deklaroi kryeministri holandez, Mark Rutte, i cili tha para gazetarëve se është ndier i vetmuar përballë liderëve të tjerë, të cilët ishin më të gatshëm për marrëveshje, shkruan “BBC”.

    Çështja kryesore është plani për grumbullimin e 500 miliardë eurove, të cilat më pas do të dhurohen si grante për shtetet që janë prekur më së shumti nga sëmundja Covid-19, siç janë Italia dhe Spanja.

    Holanda po kërkon kushte të rrepta për këto grante, përfshirë të drejtën e një shteti për të vendosur veto ndaj ndonjë kërkese të ndonjë vendi tjetër.

    Raportohet se kryeministri bullgar, Borissov, e ka quajtur homologun e tij holandez “polic i Evropës”.

    BE-ja do ta ketë një plan të ri në tavolinë këtë pasdite, kur do të diskutohet për zvogëlimin e fondit në 450 miliardë euro dhe shtetet do të kenë mundësi t’i paraqesin ankesat e tyre, por duke e përjashtuar veton.

    Holanda e ka cilësuar këtë ndryshim si hap serioz në drejtimin e duhur.

    Disa shtete, përfshirë Austrinë, më parë kanë kërkuar që fondet e BE-së të mos dhurohen si grante, por vetëm si hua. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjithashtu ka bërë thirrje që të ndihmohen më shumë vendet më të varfra të BE-së, e jo Spanja me Italinë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.