Në Shqipëri do të mbizotërojë mot nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm, por që herë pas here do të ketë reshje shiu, kryesisht në zonat malore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 24ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 33ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.