×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomi i siguron punëtorët se do t’i marrin pagat (Dokument)

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Bordi i Telekomit dhe menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dje përmes një emali i ka njoftuar punëtorët se pagat e muajit tetor do t’i marrin me rregull dhe se nuk kanë arsyeje për shqetësim, raporton portal Front Online.

    Kompania private “Dardafon” nën të cilën ka operuar Z-Mobile, ditë më parë i ka bllokuar llogaritë e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës, pasi që kjo e fundit nuk e ka shlyer borxhin që ka ndaj Z-Mobilit vlera e të cilit është 23 milion euro, raporton portal Front Online.

    E pas bllokimit të llogarive të shqetësuar kanë qenë punëtorët e kësaj ndërmarrje pasi që mund të kenë problem me pagat e muajit tetor.

    Por, bordi i Telekomit përmes një emaili të cilin e ka siguruar Front Online, i ka garantuar punëtorët se nuk do të ketë problem me paga dhe se janë duke punuar së bashku me Qeverinë që llogaritë të zhbllokohen.

    “Ju sigurojmë të gjithëve që nuk ka vend për shqetësim sepse edhe këtë sfidë do ta kalojmë dhe nuk do të bllokohet funksionimi I korporatës” thuhet në emailin e Bordit të Telekomit.

    Ndërsa burime të Front Online, brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se kryeministrit Hoti, nesër gjatë ditës do ta ketë një takim me sindikatën e Telekomit. I kontaktuar nga Front Online, kryetari i sindikatës së Telekomit, Lami Balaj, nuk ka dashur të flas rreth takimit. Ai shkurt ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin dhe se nesër gjatë ditës do t’i bëjnë publike masat që do t’i marrin nëse nuk zhbllokohen llogaritë.

    “Jam ne kontakt te vazhdueshëm me Kryeministrin dhe nesër do të bëhen publike hapat që do t’i ndërmerr sindikata nëse nuk ka zhbllokim te llogarive dhe marrjes se përgjegjësisë nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë shkurt Balaj për Front Online.

    Front Online ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga kryesuesi i bordit të kësaj ndërmarrje Mehmet Berisha, lidhur me gjendjen e krijuar në Telekom, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk është përgjigjur.

     

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.