×
  • Lajme
  • Lajme

    Tejkalohen dallimet mes Sindikatës dhe SHSKUK-së në lidhje me shtesat prej 300 eurove

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka pritur në takim pune drejtuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

    Në takim siç theksohet në komunikatën e lëshuar nga SHSKUK-ja, është biseduar në lidhje punën e infermierëve, me theks të veçantë angazhimin e infermierëve gjatë kohës së Pandemisë Covid-19.

    Po ashtu,temë diskutimi ishte edhe zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtesat prej 300 eurove për infermirët, e për të cilën sindikalistët kishin shprehur pakënaqësit e tyre.

    Ai ka falënderuar sindikalistët dhe të gjithë infermierët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe punën profesionale që po bëjnë me pacientët në përgjithësi, e sidomos me trajtimin e rasteve me Covid.

    Duke folur për zbatimin e Vendimit të Qeverisë për shtesat në pagë, drejtori Krasniqi ka siguruar sindikalistët e infermierisë se zbatimin e vendimit do të bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë”, thekson komunikata e postuar në Facebook.

    Tutje drejtuesit e Sindikatës së Infermierisë, kanë falenderuar drejtorin për takimin dhe angazhimet e vazhdueshme për të siguruar mirëqenie dhe kushte më të mira për infermierët.

    Gjatë takimit, drejtuesit e Sindikatës u pajtuan dhe u bindën se ekziston vullnet dhe angazhim konkret nga ShSKUK, për tejkalim të situatës në lidhje me shtesat për muajin korrik dhe gusht për infermierët.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.