×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    TEB organizoi diskutimin me temën “Qasja në Financa për Gratë Ndërmarrëse”

    FrontOnline
    11 Nëntor 2021

    Përfaqësues shtetëror, të institucioneve ndërkombëtare e vendore bashkë me përfaqësues të Bankës TEB kanë diskutuar për financimin e aktiviteteve afariste të Grave ndërmarrëse duke shënuar Javën Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week).

     Panelistët e diskutimit të organizuar nga Banka TEB u pajtuan se duhet të krijohet një strategji e përbashkët me të gjithë akterët, në menyrë që ndikimi i secilit program apo institucion të shumëfishohet.

    Zëvendës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti vuri theks tek Pakoja e Rimëkëmbjes ekonomike, duke shpjegur detaje në lidhje me instrumentin e ri financiar për bizneset e grave. “Ministria do të ofrojë mundësinë e subvencionit deri në 20 % te vlerës së Kredisë për të gjitha bizneset e grave, me idenë që kjo të shërbejë si shtysë për zgjerimin e aktivitetit të tyre ekonomike”, tha Kapiti.

    Leonora Kusari, koordinatore rajonale te Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) foli për eksperiencat e BERZH. “Kemi kombinuar një program, që ofron shërbime financiare dhe jofinanciare. E para është ofrimi i linjave kreditore tek bankat komerciale për t’i mundësuar grave në biznes qasje në financa dhe shumë aspekte të tjera për të ardhur deri te zhvillimi i biznesit si mbajtja e trajnimeve të ndryshime për rritjen e kapaciteteve menaxhuese”, tha ajo.

    Drejtoresha e OJQ “Kosova – Women 4 Women”, Iliriana Gashi foli për përvojat fillestare të programeve të tyre. “Iniciativat e para që filluan, nuk kishin objektiv kryesore ndërmarrësinë. Ne i filluam ato si mundësi për pavarësim ekonomik të grupeve të margjinalizuara të femrave. Si rrjedhojë e kësaj, kemi parë që ato kanë filluar të mendojnë për të hapur biznese dhe ne i kemi përkrahur ato me grante e një rrjet bashkëpunimi”.

    Nora Arifi, menaxhere e lartë e garancioneve te Fondi Kosovar për Garanci Kreditore foli për Gratë në biznes. “Nëpërmjet dritares së Grave në Biznes, që erdhi në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, portfolio e kredive të garantuara të biznesve të grave nga fondi ynë është rritur nga fillimi i vitit 2021. Në fillim të vitit, vetëm 12% e kredive të garantuara ishin për gratë ndërmarrëse, ndërsa tash janë 14%”, tha ajo.

    Zëvendës Drejtor Menaxhues i Bankës TEB, Dren Krypa foli për fillet e Programit të Grave ndërmarrëse dhe për hapat e mëtutjeshëm. Në vitin 2014, TEB-i bëri një zotim të guximshëm për të mbështetur gratë në Kosovë që po fillonin dhe drejtonin bizneset e tyre”, tha ai.

    “Ky program përbëhet nga dy shtylla kryesore: Qasja në Kapital dhe Qasja në Mentorim. Si rezultat i këtyre iniciativave deri më tani janë financiar mbi 1300 Gra ndërmarrëse, në mesin e tyre edhe biznese Start-up në shumë totale prej 45 milion euro kredi, të cilat kanë dhënë impakt të rëndësishëm në përforcimin e rolit të gruas ndërmarrëse në Kosovë”, tha Krypa.

     

    TEB Bankë për një botë në lëvizje!

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Komunën e Klinës, u mirëprit nga një...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica pas tubimit të kësaj partie në Viti ka shkruar për përkrahjen që kanë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje mes Izraelit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.