×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti Biden njofton zyrtarisht marrëveshjen e armëpushimit Hamas-Izrael

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një “pasdite shumë e mirë” pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan A2 CNN.

    Sipas mediave të huaja, reagimi i Biden erdhi menjëherë pas marrëveshjes së përkohshme për të ndalur luftimet në Gaza dhe lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë.

    “Është një pasdite shumë e mirë, sepse më në fund mund të shpall se një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh është arritur midis Izraelit dhe Hamasit, pas më shumë se 15 muajsh konflikti që filloi me masakrën brutale të Hezbollahut më 7 tetor,” tha Biden, duke deklaruar gabim cili grup nisi sulmin e 7 tetorit 2023.

    “Më shumë se 15 muaj terror për pengjet, familjet e tyre, popullin izraelit. Më shumë se 15 muaj vuajtje për popullin e pafajshëm të Gazës. Luftimet në Gaza do të ndalen. Dhe së shpejti pengjet do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.

    Deklaratat e Biden në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruara nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, filluan ndërsa kryeministri i Katarit po konfirmonte se ishte arritur një marrëveshje. (A2 Televizion)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Tre burra u dërguan në spital, dy me plagë të rënda, pas incidentit në lagjen Stoneybatter. Një burrë është arrestuar pasi tre...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se është skandaloze që ëeb faqja e KQZ’së nuk po funksionon. Ai shtoi se dikush në KQZ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nga rezultatet e Exit Poll-ve të publikuara në mediat kosovare del se asnjë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Mitrovicë Lëvizja Vetëvendosje ka 55.66% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave  ...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.