×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të vizitosh shtetin që s’ka asnjë viktimë nga COVID-19 duhet të depozitosh 3 mijë dollarë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Ka mbi 16 milionë banorë, por deri tani vetëm 128 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nga të cilët asnjë nuk ka ndërruar jetë.

    Bëhet fjalë për Kamboxhian, shtetin aziatik që nuk ndodhet shumë larg nga Kina, nga ku nisi edhe pandemia që ka pushtuar botën dhe u ka marrë jetën mijëra personave.

    Deri tani, autoritetet vendase kanë arritur ta menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer pandeminë, duke pasur edhe një sensibilizim të jashtëzakonshëm të banorëve vendas, të cilët tashmë i sheh kudo të maskuar dhe duke zbatuar në maksimum rregullat që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.

    Në këtë situatë, qeveria vendase ka vendosur të hapë kufijtë për turistët, por me masa tejet të rrepta. Kryesorja, kush futet në Kamboxhia duhet, së pari, të depozitojë një sasi parash prej 3 mijë dollarësh, të cilat do të përdoren për të mbuluar kostot e testeve për Covid-19, por edhe të karantinës.

    Në rast se gjithçka do të shkojë mirë, pjesa e mbetur e parave të rikthehen kur largohesh nga ky shtet.

    Nëse një person do të ndërronte jetë gjatë udhëtimit në Kamboxhia, nga depozita e tij do të zbriteshin 1500 dollarë për të mbuluar kostot e djegies së trupit.

    Ky rregull në Kamboxhia ka hyrë në fuqi që prej 11 qershorit, ndërsa raportohet se mund të paguhet me para “cash”, ose me kartë krediti

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.