
Në orët e hershme të mëngjesit në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është denoncuar se në lagjen Çair në afërsi të një restoranti një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit me iniciale K.T. 24 vjeç i cili ka qenë duke lëvizur me motoçikletë dhe i ka shkaktuar plagë në këmbë.
I plagosuri menjëherë është dërguar në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” për trajtim mjekësorë, raporton Alsat-M.
Në vendngjarje kanë dal ekipi hetimor i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të kryer ekspertizën, me çrrastë janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa gëzhoja.
Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe pas dokumentimit do të ngritët padi adekuate.