×
  • Lajme
  • Lajme

    Të moshuarin e largojnë nga shtëpia e pleqve, e lënë në sheshin e Mitrovicës, dyshohet se ka virusin Covid-19

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Një person i moshuar sot është sjellur para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë, nga shtëpia e pleqve në Skenderaj.

    Një zyrtar që deshi të mbetet anonim i ka thënë “Jepi zë”, se i njejti është sjellë nga shtëpia e pleqëve nga Skenderaj, sepse dyshohet se është i infektuar me virusin Covid-19.

    “Ky i moshuar dyshohet qe eshte i infektuar me virus COVID 19, i njejti ka qene banore i shtepise se pleqve ne Skenderaj por ata e kane larguar, ndersa Qendra per Pune Sociale nuk eshte tu u marr me kete rast dhe ai ka perfundu ketu jasht sic po e shihni”, ka thënë zyrtari.

    Gjithashtu për të njëjtin burrë edhe një person i ka shkruar Jepi Zë, dhe ka përshkruar rastin njëlloj.

    Ndryshe “Jepi zë” merr vesh se ky person i moshuar pas nje kohë të qëndrimit ulur është rrëzuar për tokë, dhe disa qytetarë, përkatësisht punëtorë të KEDS, e kanë marrë dhe e kanë bartur deri në Shtëpinë e Shëndetit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër publike ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo pasi siç ka njoftuar...
    Lajme17 Mars 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti në vizitë përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar sonte në Berlin, Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave – një simbol mirënjohjeje nga populli...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Doktori Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, e duke folur për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.