×
  • Vip
  • Vip

    Një tjetër anëtare e grupit DNK i mbijetoi zjarrit: Ana Kostadinovska po trajtohet në spital

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Pas lajmit tragjik se gjashtë anëtarë të grupit DNK vdiqën nga një zjarr që shpërtheu në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, mediat maqedonase raportuan se këngëtarja mbështetëse e grupit, Ana Kostadinovska, ishte gjetur e gjallë.

    Gjegjësisht, Fokus.mk raportoi se ajo ka mbijetuar dhe është në gjendje stabile, por ende kërkon mbikëqyrje mjekësore.

    “Gjendja e Anas tani është stabile, siç arritëm të zbulojmë nga spitali. Ajo është e shtrirë atje me dy kolegë të tjerë”, tha një burim i afërt me muzikantët për Blic.rs.

    Gjithashtu, dje u bë e ditur se këngëtari i grupit Vladimir Blazev Panço ka shpëtuar dhe është në respirator.

    “Këto janë të gjitha informacionet që kemi marrë deri më tani. Nuk ka asnjë informacion të ri për momentin”, ka shtuar burimi për Blic.rs.

    Kujtojmë se 59 persona humbën jetën nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se zjarri është shkaktuar nga mjete piroteknike.

    Midis 59 viktimave ishin bateristi i DNK, Gorgi Gorgiev, tastieristi Filip Stevanovski, këngëtari Andrej Gjorgjieski, vokalistja mbështetëse Sara Projkovska, ‘beatboxer’-i Martin Atanasovski, kitaristi Aleksander Kolarov, inxhinieri i zërit Igor Velkov dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov./Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip28 Prill 2025
    Besart Kelmendi, fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ka dhënë intervistën e tij të parë në një program të...
    Vip27 Prill 2025
    Gjatë këtyre ditëve ka pasur spekulime të shumta në lidhje me Eglin dhe Gjestin. Kjo e para ka deklaruar se prindërit e...
    Vip26 Prill 2025
    Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA. Aty ishin të pranishëm një numër i madh i...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se kandidimi i Albulena Haxhut për kryetare të Kuvendit nuk është thjeshtë një bllokim i...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti Asllani nga komuniteti ashkali: Zgjidhja duhet të vijë nga partitë e mëdha, nuk i takon askujt t’i tregojë VV-së kë të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...
    Kronika29 Prill 2025
    Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar një person. I njëjti dyshohet se ka vjedhur një makinë në Prishtinë, me të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.