×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të gjitha detajet nga gjendja Covid-19 në Zvicër, Gjermani dhe Austri

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenaxhuar, transmeton albinfo.ch.

    Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 52,871 infektime gjithsej, ndërkohë që numri i testimeve ka kaluar shifren e 1.3 milionëve.

    Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schëyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
    Sidoqoftë, përkundër numrit të të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 42,700 persona.

    Nga ana tjetër, Gjermani po ashtu ka rritje të numrit të infektimeve me Covid-19. Autoritetet shëndetësore gjermane bëjnë me dije se situata është e menaxhuar, por numri i infektimeve është shqetësuese.

    Sipas të dhënave nga Gjermania, 290,466 persona janë infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, dhe se numri i viktimave ka arritur në 9,556 persona, transmeton tutje albinfo.ch.

    Rhenanie e Ëestphalisë Veriore rajoni më i populluar i Gjermanisë dhe Bavaria janë dy landet më të prekura nga pandemia.

    Gjermani ka realizuar gjithashtu rreth dy herë më shumë teste në javë në shtator në raport me muajin prill. Numri i testimeve ka kaluar shifren 15,642,654. Ndërkohë numri i shërimeve ka arritur në 254,200 persona të shëruar plotësisht nga virusi.

    Edhe në Austri numri i infektimeve me Covid -19 ka shënuar rritje të dukshme. Mbi 1.5 milion testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 1,586,578 testime gjithë popullatës austriake, transmeton albinfo.ch.

    Nga numri total i testimeve, 44,041 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

    Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në këtë shtet është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Austri janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 34,916 persona.

    Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Ëorldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Turqia do të jetë një nga aktorët kryesorë në procesin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të mërkurën Kryetari i Komitetit...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    SHBA-të i kanë tërhequr vëmendjen kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të mos ndërmarrë veprime kundër Iranit, gjë që do të rrezikonte negociatat...
    Të tjera
    Kronika29 Maj 2025
    Më datë 28 maj 2025, rreth orës 18:30, në fshatin Mollopolc të Shtimes, policia e rajonit të Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar...
    Kronika29 Maj 2025
    Në Mitrovicë të Jugut është arrestuar të mërkurën një person pasi me një mjet të mprehtë ka sulmuar zyrtarin policor që ishte...
    Kronika29 Maj 2025
    Mbrëmë në ora 20:45 në Zubin Potok një person është vetëplagosur me armë zjarri. Policia bën të ditur se është konfiskuar një...
    Lajme29 Maj 2025
    Pronari i kompanisë së njohur të ushqimit "Vipa Chips", Bedri Kasumi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të...
    Lajme29 Maj 2025
    Vetëm dy orë para se të nis seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Qeveria në detyrë e Kosovës ka...
    Kronika29 Maj 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.