×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Taksa e reciprociteti janë hequr, por Serbia s’po mund ta kthejë tregun kosovar

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Pas shfuqizimit të masave të reciprocitetit, vetëm brenda 12 ditëve, Serbia në tregun e Kosovës ka futur produkte në vlerë prej 8.5 milionë eurosh, përderisa Kosova ka eksportuar në Serbi produkte në vlerë prej vetëm 1.1 milion euro.

    Këto të dhëna i bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

    Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur nuk ka qenë në fuqi as taksa doganore 100 për qind dhe as reciprociteti, Stavileci thotë se ka një rënie të produkteve të importuara nga Serbia.

    “Jemi shumë mbrapa kthimit në parametrat e njëjta, pasi që nëse merren 12 ditë që nga heqja e reciprocitetit, kemi mbi 8 milionë euro dhe nëse vazhdon ky trend nënkuptojmë që në një muaj të plotë mund të kemi deri në 16 milionë euro import të mallrave nga Serbia, derisa para zbatimit të masës 100 për qind, importi mujor nga Serbia ka arritur shifrën e 35 milionë eurove”, tha Stavileci.

    Taksat e grumbulluar gjatë kësaj periudhe nga importi me Serbinë, sipas Stavilecit, janë mbi 1 milion euro.

    Produktet të cilat janë importuar më së shumti gjatë kësaj kohe nga Serbia, shton Stavileci, janë produktet ushqimore dhe ato ndërtimore.

    Për afër dy vjet, ndaj produkteve të Serbisë Kosova kishte vendosur taksë doganore 100 për qind dhe pas heqjes së taksës doganore, për një kohë kishte aplikuara masa të reciprocitetit.

    Më 6 qershor, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë për t’i hapur rrugë dialogut Kosovë – Serbi i cili ishte ndërprerë për shkak të vendosjes së taksës doganore.

    Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se taksa 100 për qind për produktet nga Serbia ka pasur efekte pozitive për prodhuesit vendorë.

    Disa kompani serbe, të cilat kanë eksportuar në Kosovë, sipas tyre, tanimë kanë humbur tregun, pasi që ato produkte janë zëvendësuar me produkte vendore në disa raste e në disa të tjera me produkte të vendeve tjera fqinje, por edhe tëvendeve të Bashkimit Evropian.

    Para vendosjes së taksës doganore në nëntor të vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë.

    Ky shtet brenda një viti eksportonte në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 450 milionë eurosh.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Prill 2025
    Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i...
    Ekonomi12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% ka ngjallur shqetësime të mëdha...
    Ekonomi11 Prill 2025
    Rritja prej 16% e çmimit të energjisë elektrike, e miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka shkaktuar reagime të ashpra...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City...
    Lajme23 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) se posedon 378 mijë...
    Lajme23 Prill 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas veprimeve të ndërmarra në koordinim me njësitë e rendit të Policisë së Kosovës, sipas njoftimit...
    Lajme23 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. Në...
    Lajme23 Prill 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Komisionin e Pavarur...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij, policia ka sekuestruar kanabis,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.