×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Veliu e Abrashi, diskutojnë për ndryshimin e Ligjit për Automjete

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, në të cilin u diskutua në veçanti për Ligjin e Automjeteve, i cili është në procedurë për plotësim-ndryshim.

    Në këtë takim u vlerësua se është shumë e nevojshme të ndërmerren disa veprime, të cilat kanë dalë nga propozimet për ndryshimin e Ligjit të Automjeteve, me të cilin synohet që të lehtësohen procedurat e regjistrimit të mjeteve dhe të rritet siguria në trafik.

    Siç njofton kumtesa, të dy ministrat vendosën që të dy ministritë do të angazhohen përmes grupeve punuese, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për hartimin dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit në fjalë, si dhe akteve tjera nën-ligjore që e rregullojnë këtë fushë.

    Në këtë takim u vlerësua se kjo nismë ligjore do të jetë në pajtim me aktet dhe normat evropiane të cilat e rregullojnë këtë fushë dhe se të dy ministritë do të punojnë intensivisht për të bërë këtë ligj sa më funksional.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.