×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Takimi i 2 shtatorit në Uashington, çka presin analistët?

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Pas dështimit të takimit të 27 qershorit për vazhdimin e dialogut  në Uashington me ndërmjetësimin e Richard Grenell, me 2 shtator është palnifikuar që të mbahet një takim i dytë, e ku dialogues pritet të jenë kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

    Edhe pse, ky raund i bisedimeve i udhëhequr nga amerikanët është afruar, Qeveria e Kosovës, po hesht për sa i përket temave që do të parashtrohen në tryezën e ballafaqimit.

    Kritik ndaj kësaj qasje të Qeverisë, janë shprehur anëtarët e shoqërisë civile, të cilët po thonë që kjo paraqet jo transparencë të këtij procesi.

    Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë për Front Online, se kjo është një shkelja më e madhe që po i bëhet këtij procesi.

    “Kjo është një nga mangësitë më të mëdha dhe një nga shkeljet më të mëdha e që po i bëhet këtij procesi sepse ka një mungesë të transparencës, prandaj edhe ne këtu kur diskutojmë nuk mund që të predikojmë saktë se çfarë mund të diskutohet dhe se çfarë mund të jenë të dalat nga dialogu”, ka thënë ai për Front Online.

    Për sa i përket kësaj çështje, Front Online ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeministrit, por të njëjtit as pas tre ditësh nuk kanë shprehur gatishmëri të përgjigjen në pyetjet e dërguara nga portali.

    Fetahu: Pritjet nuk duhet të jenë të mëdha, SHBA-të po duan ta riaktualizojnë rolin në dialog

    Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, lidhur me takimin e 2 shtatorit për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi,  ka thënë për Front Online që pritjet nuk duhet të jenë të mëdha.

    “Realisht tanimë pritjet nuk duhet që të jenë shumë të mëdha nga takimet për shkak që kemi pasur shumë ndryshime përgjatë trajektores së dialogut. Dihet dështimi i 27 qershorit, pastaj roli i BE-së më i fuqishëm në dialog dhe në një formë venitja e rolit të SHBA-së  pas 27 qershorit. Gjithsesi ky takim është mjaft i rëndësishëm për Kosovën pasi që dihet që SHBA-të janë superfuqi dhe në këtë rast dëshirojnë që të ri aktualizojnë rolin e tyre në dialog”, ka thënë Fetahu për Front Online.

    Sipas tij, nuk pritet që në Uashington të bisedohet për njohje reciproke por për çështjet ekonomike mes shteteve.

    “Çka mund të pritet nga ky takim edhe pse vështir të definohet dhe të predikohet, mund të ketë diskutime rreth çështjeve ekonomike dhe mund të ketë një matje të pulsit nga ana e SHBA-ve tek dy shtetet, tek Kosova dhe Serbia, rreth një marrëveshje të mundshme. Por nuk duhet që ta kemi larg mëndësh që SHBA-të mund ta kenë larguar fokusin siç e kanë pasur më parë mbi njohjen reciproke pasi që ka vazhduar inkuadrimi i BE-së dhe deklarimi i Richard Grenell se do të merren më shumë me çështjen ekonomike”, ka thënë ai.

    Ai shprehet se Kosova duhet të jetë e prerë që në Uashington të mos diskutohet për kufijtë e saj.

    “Ajo çfarë duhet të kërkojë Kosova dhe ta vendos në tavolinë është se nuk duhet që të vazhdojë me dialogime rreth çështjeve të Kosovës dhe rreth çështjes së kufijve. Duhet ta rishqyrtojë dhe ta ri aktualizojë çështjen se Kosova duhet të njihet në mënyrë reciproke nga Serbia dhe të kërkojë vetëm njohje dhe asgjë më pak. Në këtë mënyrë pozicioni i Kosovës do të jetë më i fortë dhe çka mund të pritet pastaj në dialog, varet nga konsekuencat apo nga mënyra se si do të vazhdojë dialogu”, ka thënë Fetahu./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.