×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: VV nuk pranuan mallra nga Serbia, por pranuan teste

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Mes gabimeve që sollën rrëzimin e qeverisë Kurti, Edita Tahiri gjen edhe refuzimin amerikan për të hequr taksën ndaj Serbisë.

    Tahiri për Ora news thotë se e ka këshilluar Vetëndosjen të kërkojë reciprocitetin te marrveshjet e Brukselit të firmosura me Serbinë.

    Edhe pse në publik përceptohet një lloj mbështetje amerikane për Presidentin Thaçi, ajo nuk ndan të njëjtin mendim.

    Tahiri: Kemi një problem si opinioni publik i gjykon gjërat, me pa një dorështrëngim menjëherë fillojnë me e interpretu si një përkrahje. SHBA nuk e përkrahin ndryshimin e kufijve ashtu si nuk e përkrah as Franca, as Gjermania dhe Britania. Nuk ka përkrahje për këtë çështje dhe as për ata që i përçojnë këto ide siç është Thaçi, njësoj siç ishte dhe Rama dikur. Por lobime ka pasur, ato mund të çojnë te ndonjë dorështrëngim. Edhe Kurti ishte në fillim, pati edhe takime. Kur fitoi zgjedhjet dhe hyri në bërjen e qeverisë. Problemi ishte heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit sipas Albinit dhe mosvendosja e reciprocitetit sipas amerikanëve.

    Kur më pyetën këta të Albinit me i këshillu u thashë qartë, kërkojeni reciprocitetin te marrëveshjet e Brukselit, të gjitha janë aty. Po të hiqnin taksën dhe të insistonin në marrëveshjet e Brukselit si reciprocitet marrëdhëniet do të ishin të shkëlqyeshme dhe nuk do të kishte rënë Kurti.

    Por ditën që fiton zgjedhjet duhet të dish që gjithë premtimet që u ke dhënë votuesve nuk mund ti mbash. VV, një nga parrullat me të cilat ka ardhur në pushtet, ka thënë nuk marrim mallra nga Serbia, vetëm prodhime vendore. Sa erdhën në pushtet, nuk bën dy javë dhe morën jo mallra por teste të shëndetësisë nga Serbia. Shëndetin prej Serbisë e presim ne? Ata na kanë vrarë vazhdimisht. Po të kisha qenë unë kryeministre dhe me i pranu ato ka qenë në rregull se unë kam bërë edhe negociata me ta.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.