Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Vuçiq nuk ka pse të paraqitet si lajmëtar ekskluziv, përkitazi me atë se ekziston një mundësi, që edhe Presidenti Trump, të ndaj sado pak kohë për prezencë të tij në takimin e shtatorit.
Ai tha se ne do të jemi përgjithmonë, me SHBA-në, Presidentët e saj dhe Shtëpinë e Bardhë. Dhe, përkitazi me SHBA-në, nuk na duhen dhe nuk pranojmë njoftime nga Vuçiq dhe Serbia.
Postimi:
Vuçiq, ky lajmëtar i pasinqertë!
Tradicionalisht, historia flet, se ne gjithmonë kemi pasur mbështetjen dhe besimin e Presidencës së SHBA-së, Shtëpisë së Bardhë. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë.
Vuçiq nuk ka pse të paraqitet si lajmëtar ekskluziv, përkitazi me atë se ekziston një mundësi, që edhe Presidenti Trump, të ndaj sado pak kohë për prezencë të tij në takimin e shtatorit.
Ne e admirojmë popullin amerikan dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump dhe Shtëpia e Bardhë, kishin ndarë kohë kur i dërguan letër atij, me 14 dhjetor 2018. Shtëpia e Bardhë dhe Presidentët e SHBA-së, i kanë dhënë pafundësisht shumë paqes, sigurisë dhe prosperitetit global.
Ne i jemi thellësisht mirënjohës SHBA-së. Prandaj, Kosova e përfaqësuar në Shtëpinë e Bardhë, shkon me shpresë dhe besim, që mundësia e ofruar nga Presidenti Trump, nuk ofrohet çdo ditë. Lëvizjen drejt konstruktivizmit dhe përafrimit, duhet ta bëjë pala serbe, sepse ajo nuk ka ndërruar qasje ndaj SHBA-së dhe as ndaj Kosovës ndonjëherë.
Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi përgjithmonë, me SHBA-në, Presidentët e saj dhe Shtëpinë e Bardhë. Dhe, përkitazi me SHBA-në, nuk na duhen dhe nuk pranojmë njoftime nga Vuçiq dhe Serbia.