×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Të dhënat e mbi 1 milion konsumatorëve mund të jenë në duart e VV-së

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Jehonë në vend bënë edhe deklaratat ePresidentit të vendit, Hashim Thaçi, për vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zëvendëskryeministrit Haki Abazi në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

    Për deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, një vizitë e tillë është mjaft shqetësuese.

    “Është shqetësuese që një ministër i Brendshëm të ketë prezencë të vazhdueshme në Telekomin  e Kosovës, në zyrat ku janë të insitaluara instrumentet të cilat në mënyrë të autorizuar mund të kryejnë përgjime. Normalisht me urdhër të gjyqtarit dhe me kërkesë të prokurorit. Një ministër nuk duhet ta ketë në asnjë rrethanë vendin aty dhe të shkojë që t`i vizitojë. Askush tjetër përpos personave të autorizuar, dhe as deputet e ministër”, ka thënë Tahiri për Front Online.

    Sipas tij, të dhënat e mbi 1 milion konsumatorëve të Telekomit,  mund të jenë në duart e VV-së.

    “ Ajo çfarë ka dal në shesh në këtë periudhë dhe që është konfirmuar edhe nga ish-kryeshefi i Telekomit që ministri i Punëve të Brendshme e ka bërë një vizitë, është jashtëzakonisht shumë shqetësuese, sepse në fund aty janë të dhënat e mbi 1 milion konsumatorëve sa edhe duhet t`i ketë Vala dhe Telekomi i Kosovës dhe qasja në ato informata qofshin edhe të dhëna personale të qytetarëve është shumë e dëmshme”, ka thënë tutje Tahiri për Front Online.

    Ndërsa lidhur me deklaratat se Haki Abazi sa ishte zëvendëskryeministër zhvilloi takime edhe në Kopaonik, Tahiri tha se llojet e këtyre vizitave duhet që të hetohen nga organet e drejtësisë.

    Tahiri: Sveçla në Dhomën e Përgjimeve dhe Abazi në Kopaonik, Thaçi u informua nga institucionet e sigurisë

     

    “Unë nuk jam as prokurorë dhe as hetues dhe presidenti normalisht që shërbehet nga institucionet në këtë rast edhe nga ato të sigurisë siç është AKI-ja dhe institucionet e tjera , të cilat e furnizojnë me informacione presidentin e Kosovës dhe unë si deputet nuk kam qasje në informata të tilla. Prandaj mendoj që vizitat e tilla duhet të hetohen nga institucionet e tona se cili ka qenë qëllimi i vizitës së një zëvendëskryeministri në Kopaonik”, ka thënë ai për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.