×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tahiri: Shtimi i Ministrive po bëhet për interesa partiake dhe për të siguruar vota për qeverinë ‘Hoti”

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Me arritjen e marrëveshjes ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës, minoriteteve dhe tentimit për koalicion edhe me AKR-në, është konfirmuar edhe ndarja e ministrive në qeverinë “Hoti”.

    Partia e parë LDK-ja, përveç pozitës së kryeministrit pritet t`i ketë edhe 6 ministri të tjera në qeverinë që pritet të formohet së shpejti, raporton “Front Online”.

    Pa dikastere qeveritare nuk do të mbesin as partnerët e koalicionit, teksa për t`u krijuar një balancë në mes të tyre, pritet të ketë edhe rritje të numrit të ministrive nga 15 sa janë tani.

    E lidhur me këtë çështje politologu Ramush Tahiri në një intervistë për “Front Online”, ka pohuar se një gjë e tillë nuk është vendim i mirë.

    Ai ka vlerësuar që zvogëlimi i ministrive nga qeveria në ikje “Kurti”, ishte një vendim shumë i mirë dhe efikas për qeverisje.

    “Nuk është vendim shumë i mirë sepse qeveria e Albin Kurtit e zvogëloi numrin e ministrive në 15 dhe ishte numër i mjaftueshëm edhe për t`i rehatuar partnerët e koalicionit por ishte shumë efikas edhe për qeverisje”, ka thënë Tahiri për “Front Online”.

    Edhe pse në qeverinë “Hoti”, pritet të shtohen vetëm 2 ministri, pra 17 gjithsej, Tahiri ka theksuar se ky numër është rritur vetëm sa për t`i rehatuar partnerët e koalicionit në qeverinë “Hoti”.

    “Duket që qeveria e Avdullah Hotit do t`i ketë 17 ministri sepse nuk po mund t`i përmbush të gjitha kërkesat e partive të ndryshme politike që po ka nevojë për me i fut në koalicion. U nevojiten më shumë se 61 vota dhe duket partia e Pacollit AKR, do ta ketë një ministër dhe grupi 6+ një ministër”, ka thënë ai, për “Front Online”.

    E gjithë kjo rrëmujë, sipas politologut, është krijuar vetëm për t`i krijuar numrat për ta votuar qeverinë e re, pasi që sipas tij, edhe brenda LDK-së nuk ka vota të sigurta për votim të ekzekutivit.

    “Pra do të jenë 17 ministri në mënyrë që qeveria e Avdullah Hotit të mund t`i ketë votat e nevojshme për tu votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo edhe për faktin se 28 deputetët e LDK-së nuk janë të sigurt që votojnë të gjithë, sepse po të kishin votuar të gjithë ata atëherë nuk do të kishte pasur nevojë ndoshta AKR-në e Behgjet Pacollit për me e fut në Qeveri”, ka thënë ai.

    Lidhur me futjen e AKR-së në koalicion, ai pohoi se kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli është i njohur për pazare politike dhe për marrje të më shumë ministrive.

    “Behgjet Pacolli më herët pikërisht për shkak që nuk i janë respektuar kërkesat pati deklaruar që nuk do të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa tani kërkon një ministri. Struktura e Qeverisë do të jetë kjo. 6 ministri për LDK-në si parti e parë, 4 ministri për AAK-në, 2 ministri Lista Serbe, 1 ministri lista boshnjake dhe 2 ministri Nisma. 1 ministri edhe për grupin 6+ dhe një ministri për Pacollin”, tha Tahiri për Front Online.

    Ndërsa për sa i përket ndarjes së ministrive, Ramush Tahiri potencoi se varet nga interesat që kanë partnerët e koalicionit. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.