×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri shpreson për lajme pozitive nga takimi në Uashington

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se shpreson që të nga takimi në Uashington të ketë lajme pozitive.

    Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës në Uashington është unik dhe se është i gatshëm për takimin që do të fillojë nesër.

    “Takimi në Uashington do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. Te një shtet mik që gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe kombit tonë. Kam qenë në kontakt me kryeministrin dhe jam në kontakt me delegacionin. Delegacioni është unik. Është gati për këtë takim. Shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”, ka thënë Tahiri për gazetarë pas takimit në komunën e Ferizajt.

    Tahiri po ashtu ka thënë se ligji për financa lokale duhet ndryshuar, e po ashtu ka thënë se do të bëjë përpjekje për të shtyrë para ligjin për paga.

    “Sistemi i financimit të komunave të Kosovës në legjislacionin aktual nuk është i drejtë. Ligji i financave lokale është miratuar dhe buron nga pako e Ahtisaarit, që e ka reflektu situatën e vitit 2008. Si zëvendëskryeministër në bashkëpunim me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës do të adresoj këtë ligj, pasi mendoj se ligji nuk e reflekton Kosovën e vitit 2020 dhe nuk e reflekton as si duam të shohim Kosovën në vitin 2030. Duhet të jemi të sinqertë. Do të kemi kriza në aspektin e buxhetit të shtetit. Ne duhet të bëjmë planifikime në bazën që kemi. Duhet të përgatitemi sikur pandemia do të jetë pjesë e jetës në çdo aspekt. Po ashtu kam një kërkesë për partitë në Kuvend. E dini se ligjin për paga në Qeverinë Haradinaj e kam udhëheq unë. Por fatkeqësisht në Kuvend pësoi ndryshime, ndryshime që preku dy tema. Ky ligj duhet të kalojë. Por për të kaluar duhet të ketë koncensus të gjithë partive politike. Në këtë temë duhet të kemi koncesus. Me këtë ligj specialistët do të kishin rrogë 1200 euro, zjarrfiksat do të ishin ndryshe, policët do të ishin ndryshe. Unë do të bëjë punën time ta shtyjë para. Do të angazhohem që ligjin për paga ta kthejë në realitet”, ka thënë Tahiri.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.