×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Nuk kemi probleme me LDK-në, koalicioni është ndërtuar mbi bazën e synimit afatgjatë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka pasur ashpërsim të tyre. Ai ka thënë se do t’i forcojnë këto raporte meqë koalicioni qeverisës është ndërtuar me synim që të jetë afatgjatë.

    Tahiri ka thënë se si partner koalicioni japin mendimin e tyre për çështje të rëndësishme, siç është ajo e dialogut, dhe sipas tij një partner i mirë e thotë mendimin me qëllim që të ndihmojë.

    “Raporti ne mes LDK-së dhe AAK-së, si dy parti të qendrës së djathtë nuk është çështje, ne nuk kemi asnjë problem, ne e kemi shumicën parlamentare, programet dhe qëllimet, qëndrimet, që i vendosim në raport me tema nacionale si dialogu i bëjmë në formën e një partneri, e partneri i mirë është që ta thotë mendimin me shkrim dhe ballafaqon me të në mënyrë që me ndihmua. Pra ne nuk kemi çka me relaksua as me ashpërsua, kemi marrëdhënie pune të shkëlqyeshme të cilat besoj që do t’i kultivojmë për shkak se ky koalicion kur është ndërtua me bazën e një synimi afatgjatë, dashtë Zoti të jetë kështu, nëse jo vazhdojmë tutje”, tha Tahiri, raporton express.

    Në një konferencë për media, pas një takimi me organizata jo qeveritare, Tahiri tha se raportet me LDK-në nuk janë shpresuar asnjëherë, duke përmendur që sot kanë zhvilluar një diskutim me kryeministrin Hoti përmes platformave online.

    Mospajtimet në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës nisën kur shefi i ekzekutivit zhvilloi takim me presidentin e Serbisë ne Bruksel e në të cilin nuk e mori pranë Selim Selimin e AAK-së, ani pse ministri i Drejtësisë ishte pjesë e delegacionit.

    Më pas, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kritikoi Hotin për këtë veprim dhe atë për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog, për të cilin Haradinaj tha se Aleanca nuk ka qenë e njoftuar.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.