Lajme

Tahiri – Kurtit: O zotni, këqyr çka ke fol se u bone gaz

Tahiri – Kurtit: O zotni, këqyr çka ke fol se u bone gaz
14:48 | 08 Dhjetor 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se kryeministri, Albin Kurti, është bërë “gaz”, jo për shkak se përfaqësoi Kosovën me fusnotë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim – Asociimit, por për shkak të deklaratave të tij.

Sipas tij, Kurti nuk ka qëndruar prapa kauzave dhe qëndrimeve të tij që i kishte për fusnotën, sa ishte në opozitë.

Këto deklarata Tahiri i dha para gazetarëve, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën tha se ka insistuar që dy çështje të futen në rend dite për seancën e radhës.

Shefi i deputetëve të AAK-së tha se ka kërkuar që në seancën e ardhshme të diskutohet për Ligjin e Pagave, me qëllim që të hudhet në votim amandamenti që parasheh rritjen e pagave në sektorin publik.

Ai po ashtu tha se këmbënguli që të përfshihet në votim edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe ShBA-së.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera