Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, në një intervistë për Front Online, tha se inspektorët komunal janë angazhuar për të ndihmuar Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), për mbikëqyrjen e masave anti-Covid.
“Me Ligj është e përcaktuar që mbikëqyrja e zbatimit të tyre bëhet nga inspektorët sanitar të Kosovës, pra nga inspektorët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës dhe ne jemi brenda planit qeveritar për bashkëpunimin në mes të gjitha inspektorateve në mënyrë që ta ndihmojmë AVUK-in në mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave”, ka thënë ai.
Kryeinspektori i Prishtinës: Shqiptuam qindra gjoba për biznese dhe qytetarë
E këtë gjë, sipas Tahirit ata janë duke e bërë në dy ndërrime.
“Kështu që të gjithë inspektorët e rendit komunal janë në kuadër të këtij plani. një pjesë e tyre, në pjesën e parë të ditës dhe një pjesë gjatë kujdestarisë dhe janë gjatë gjitha kohës në terren bashkë me inspektorët sanitar të AVUK-ut në mënyrë që ta përcjellin në vazhdimësi zbatimin e masave”, ka thënë ndër të tjera Tahiri për Front Online.