×
  • Sport
  • Sport

    Sylvinho: Ja pse kam grumbulluar Muçin dhe Sadikun, besoj te kualifikimi

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Trajner i Kombëtares, Sylvinho, doli në konferencë për shtypin për të folur për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Evropianit kundër Moldavisë dhe Ishujve Farore.

     

    Si vijnë lojtarët në këtë grumbullim?

    Është një moment disi i vështirë. Kemi folur me të gjithë lojtarët për të kuptuar situatën e tyre me çdo klub. Lojtarët që do të vijnë duhet të jenë 100% gati për të dhënë maksimumin. Do të duhet ta menaxhojmë sa më mirë grupin dhe intensitetin. Për këtë arsye kemi zgjedhur 26 lojtarë.

     

    Keni bërë një tur me ndihmësit e tuaj, tashmë e njihni më mirë Kombëtaren…

    Pyetja është e drejtë, njohim më shumë lojtarë dhe më mirë. Nuk është e lehtë, por unë jam i kënaqur me lojtarët që kam. Kemi një skuadër të re, por edhe me përvojë, që mund të bëjnë shumë mirë në dy ndeshjet e ardhshme. Tani e njoh më mirë skuadrën.

     

    Më shumë se të bëjmë mirë duhet të fitojmë. Do t’i fitojmë këto dy ndeshje? Sa kemi mundësi t’I ftojmë?

    Duam ta fitojmë ndeshjet dhe të bëjmë paraqitje të mirë. Kur luan mirë ke më shumë shanse për të fituar. Kemi shtatë ndeshje, shtatë finale, pra kemi një rrugë të gjatë. Duhet të fitojmë dhe të bëjmë sa më shumë pikë. Për momentin mendoj vetëm për Moldavinë. Ne kemi shumë dëshirë për t’u kualifikuar. Kemi një skuadër të mirë dhe unë në të vërtetë besoj. Ja mi bindur që më 17 qershor kur të debutoj në Shqipëri, do të jetë atmosferë e zjarrtë dhe do të fitojmë.

    Ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe do të bëjmë një lojë më sulmuese, pasi keni grumbulluar Muçin dhe Sadikun?

    Sigurisht që lista është për dy ndeshje. Muçi po bën shumë mirë, është trekuartist, kërkon hapësirat shënon. Me meritë është këtu, sepse është në formë. Shpresoj të sa më mirë. Sadiku rikthehet në Kombëtare, unë kam folur me të. Është një futbollist që shënon, shumë i rrezikshëm brenda zonës, një simbol për Kombëtaren. Jam i kënaqur me të dy.

    Keni ftuar Sadikut, por lojtar simbol i Kombëtares është edhe Roshi…

    Patjetër që Roshi është një lojtar i rëndësishëm. Nuk do të thotë që nuk do të jetë me ne në shtator. Është një lojtar mjaft i aftë. Por në këto momente kemi dhe lojtarët të tjerë që mund ta bëjnë më mirë atë rol. Roshi është në monitorim, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të Kombëtares.

    Ju thatë që do të kërkojmë fitoren, por pikërisht ndaj ekipeve të vogla hasim vështirësi…

    U them dhe lojtarëve që nuk ka ekipe të vogla. Janë të gjithë rivalët njësoj. Ajo që duhet theksuar është që çdo gjë do të varet nga ne. Nuk ka rëndësi nëse është Moldavia, Polonia apo Çekia. Ne duhet të jemi gjithmonë në 100%. Trajneri duhet të motivojë lojtarët. Luajmë me një rival që nuk ka pësuar humbje. Jam i bindur që dhe ata nuk e quajnë Shqipërinë të vogël. Ka ndeshje ku kundërshtari tërhiqet, por ne duhet të gjejmë mundësitë tona për të shënuar. Ndoshta mund të ketë ndonjë ndryshim meqë Gjasula nuk do të jetë me ne.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Sport19 Maj 2024
    Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Playoff-it të Prince Caffe Superligës së Kosovës...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...
    Të tjera
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Lajme19 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte i pranishëm në momentin kur është nënshkruar marrëveshja kundër...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Në fillim...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën e...
    Lajme19 Maj 2024
    Një numër i madh i infermierëve kanë kërkuar licencën e plastifikuar si kusht për t'u punësuar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.