×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Supremja e konfirmon: S’ka dënime për qytetarët që shkelën vendimin e Qeverisë para miratimit të ligjit

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Gjykmata Supreme ka dhënë mendim juridik për veprën penale me të cilën po ngarkohen qytetarët që nuk respektojnë masat anti-Covid.

    Supremja konfirmon se nuk ka dënime për qytetarët që shkelën vendimet e Qeverisë para miratimit të ligjit.

    Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë ligjin për pandeminë që parasheh dënimin me 35 euro gjobë për qytetarët që nuk mbajnë maskën.

    Njoftimi i plotë i Supremes:

    Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot është mbajtur Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, në të cilën, me shumicë votash, është miratuar Mendimi Juridik lidhur me veprën penale – Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 250 i KPRK-së duke pas parasysh vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/15 të datës 23 mars 2020.

    Ky mendim juridik është nxjerrë pas kërkesës së Gjykatës Themelore në Gjilan, gjykatë kjo, që ka pranuar disa aktakuza nga prokuroria që kanë të bëjnë me shkelje të vendimit të qeverisë, me të cilin ishte ndaluar qarkullimi i lirë i qytetarëve.

    Ndaj, përmes këtij Mendimi Juridik, është sqaruar se vepra penale e “Mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nuk mund të konsiderohet e konsumuar nga i dyshuari kur kemi te bëjmë me shkeljen e vendimit në fjalë.

    “Kjo vepër penale mund të konsiderohet e konsumuar vetëm kur kemi të bëjmë me vendime individuale që organet kompetente të autorizuara me ligj, kanë lëshuar ndaj cilitdo person apo grupi personash për ndonjë masë konkrete që ai/ata të mos veprojnë”, sqarohet mes tjerash në Mendimin Juridik të Gjykatës Supreme.

    Gjatë seancës është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë, me ç’rast, kryetari Peci ka kërkuar që të mos keqpërdoret situata me pandeminë për të munguar në punë, por të shfrytëzohen pushimet vjetore nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.