
Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka bërë të ditur se një inspektor është sulmuar sot gjatë kryerjes së detyrës së tij në Komunën e Drenasit.
Nga MEPTINIS kanë bërë të ditur përmes një reagimi se çdo sulm dhe pengesë ndaj zyrtarëve për të kryer punën e tyre, është në kundërshtim me ligjet në Kosovë dhe njëherit kryesi i veprës duhet të ndiqet penalisht për këtë veprim.
“Kjo sjellje është e pa pranueshme dhe i ftojmë organet e drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Sapo u njoftuam që sot, me datë 29 Prill 2020, njëri prej inspektorëve të punës është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tij në Drenas.
Çdo sulm dhe pengesë ndaj zyrtarëve për të kryer punën e tyre, është në kundërshtim me ligjet në Kosovë dhe njëherit kryesi i veprës duhet të ndiqet penalisht për këtë veprim.
Kjo sjellje është e pa pranueshme dhe i ftojmë organet e drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast!