Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar në fshatin Vitomiricë të Pejës, të cilët i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dy trupa të pajetë.
“Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj Kosovar të cilët fizikisht i kanë sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare duke e siguruar një vende të ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë”, bëhet e ditur në raport.
Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.