×
  • Lajme
  • Lajme

    Süddeutsche Zeitung: Trump arriti të kthejë Hotin e Vuçiqin kundër politikës së BE-së për Lindjen e Mesme

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke lidhur Kosovën dhe Lindjen e Mesme, abuzoi me dy konflikte, të cilat janë të komplikuara dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti i ktheu për qëllimet e veta kundër politikës së BE-së ndaj Lindjes së Mesme, shkruajnë mediat gjermane.

    Në një koment të titulluar “Serbia dhe Kosova lëvizin ambasadat – Fituesi i samitit ballkanik të Trump quhet Izrael”, Tagesanzeiger zviceran kujton se shumica dërmuese e vendeve kanë misionet e tyre diplomatike në Tel Aviv, pasi ata nuk duan të njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

    Duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara e zhvendosën ambasadën në Jerusalem nën administrimin e Trump në vitin 2018, gazeta shkruan se shembulli i tyre “deri më tani është ndjekur vetëm nga Guatemala, dhe Serbia dhe Kosova po bëhen numrat tre dhe katër”.

    Sa i përket Kosovës, e përditshmja zvicerane kujton se ajo me vite është përpjekur të fitojë njohje nga Izraeli, gjë që autoritetet izraelite refuzuan, duke iu referuar marrëdhënieve të mira me Serbinë.

    “Sidoqoftë, Izraeli ndoshta kishte frikë se duke njohur Kosovën, do të krijonte një precedent të cilit vendet e tjera mund t’i referoheshin kur njohin Palestinën,” shkruan Tagesanzeiger.

    E përditshmja gjermane Süddeutsche Zeitung shkruan se Donald Trump, me përfshirjen e marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi dhe aspektin e Lindjes së Mesme, i bëri një shërbim qeverisë izraelite dhe u kthye në qendër të fushatës zgjedhore.

    “Ai përdori dy politikanë ballkanas, të cilët duan të sjellin vendet e tyre në Bashkimin Evropian, për nevojat e tyre dhe i udhëhoqi ata të minojnë politikën e BE në Lindjen e Mesme. Mekanizmat që mund të funksionojnë në botën e biznesit mund të jenë të rrezikshëm në politikë”, thotë e përditshmja e Munihut.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.