×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitalet rajonale pritet të kryejnë testimet për Coronavirus

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Spitalet rajonale pritet të kryejnë testimet për koronavirus

    Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare është i vetmi që kryen testimin për koronavirus në Kosovë. Megjithatë, me rritjen e numrit të të infektuarve është mbingarkuar edhe ky institucion.

    Për këtë Ministria e Shëndetësisë do të shpërndajë aparatura për testimin e personave të dyshuar se janë të infektuar me këtë virus edhe nëpër spitale rajonale.

    Ministri Armend Zemaj ka thënë se janë duke parë mundësitë për blerjen edhe të disa aparaturave të tjera për nevojat e këtyre spitaleve, raporton KOHA.

    Në këtë Institut janë 4 aparatura për kryerjen e këtyre analizave, dy prej të cilave janë donacion, njëri nga Fakulteti i Mjekësisë, si dhe tjetri nga Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore.

    Megjithatë, dy institucione të tjera, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ofruar aparatet e tyre për shfrytëzim në rast të nevojës.

    Në prill të këtij viti, përmes një komunikate, IKSHPK-ja ka thënë se është në proces të blerjes së katër aparateve për ekstraktim automatik të acideve nukleike, që është proces i rëndësishëm për testim.

    Kjo do të bëhet përmes Zyrës së OBSH-së në Prishtinë dhe USAID-it. Si dhe 4 aparate Real Time PCR përmes zyrës së USAID-it dhe CDF-it.

    Porse a janë blerë këto aparatura, IKSHPK-ja nuk ka kthyer përgjigje.

    Pos kësaj, IKSHPK ka mungesë të resurseve humane. Aty punojnë vetëm 29 mikrobiologë.

    Nevojat bazë, në situatë të zakonshme kërkojnë edhe 32 mikrobiologë të tjerë për nivelin qendror, si dhe për qendra rajonale të shëndetësisë publike.

    Po ashtu, nevojiten edhe 29 specializantë për Mikrobiologji Klinike në SHSKUK

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Një 26-vjeçari me inicialet E.G. i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove, një pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit të një varreze masive në Bishtazhin, ku janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të 11...
    Lajme19 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti FAST ka arrestuar një shtetas të Turqisë, E.S., i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL’it...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara. Në njoftim bëhet e ditur se...
    Lajme19 Mars 2025
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se është bërë identifikimi i mbetjeve mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, pas...
    Lajme19 Mars 2025
    Ambasadori dhe ish-Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tony P. Hall, i ka shprehur ngushëllimet e tij ish-presidentit, Hashim Thaçi, pas...
    Vip19 Mars 2025
    Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur një përplasje sërish në Big Brother VIP Albania 4. Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës,...
    Lajme19 Mars 2025
    Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit kanë nxjerr në mënyrë të saktë edhe popullaritetin e kandidatëve për kryeministër në mesin e...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.