×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitalet nga java e ardhshme rinisin dhënien e shërbimeve mjekësore

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Për shkak të numrit të madh të rasteve të infektuara me virusin Covid-19, Institucionet Publike Shëndetësore në Kosovë kanë reduktuar dhënien e shërbimeve shëndetësore.

    Pacientët që kanë qenë në gjendje jo të rënduar shëndetësore në shumë raste është dashur të trajtohen vetë në shtëpi, për shkak se nuk kanë mundur të marrin trajtim në spitalet rajonale, e as në disa nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Për shkak të pandemisë janë ndërprerë edhe operimet në spitalet rajonale, ku në disa raste nuk janë operuar as ata që kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësorë.

    Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri ka thënë për Front Online se gjatë pandemisë kanë ofruar të gjitha shërbimet shëndetësore përveç operacioneve.

    Ai është shprehur se rastet të cilat është dashur të operohen në mënyrë urgjente janë transferuar për në QKUK.

    “Ne ofrojmë të gjitha shërbimet përveç operacioneve. Operacionet urgjente dhe rastet elektive janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kjo është bërë me marrëveshje deri në trajtimin e Covid-19”, ka thënë ai për Front Online.

    Zeqiri ka treguar se të hënën do të fillojnë të kryhen operimet në repartin e gjinekologjisë, ndërsa pas një javë do të kthehen shërbimet edhe në repartin e kirurgjisë dhe ortopedisë.

    Përndryshe, të gjitha shërbimet nuk janë duke u ofruar as në Spitalin e Gjilanit.

    Drejtori i këtij spitali, Nisret Hajrullahu ka thënë se nuk i trajtojnë rastet elektive, të cilat mund të presin.

    “Nëse pacienti referohet nga mjekësia familjare e merr trajtimin, nuk kthehet mbrapa, vetëm rastet elektive që nuk munden të trajtohen kthehen. Nuk bëhen as operacionet e rasteve elektive të cilat mund të presin. Rastet tjera trajtohen nga të gjitha profilet mjekësore”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Hajrullahu ka shtuar se nuk ka informacione se kur do të fillojnë të japin të gjitha shërbimet shëndetësore.

    Megjithatë, ai është shprehur se mezi po presin që të fillojnë me shërbime siç kanë qenë para pandemisë.

    Afrim Dervishi, drejtor i Shëndetësisë në Spitalin e Gjakovës për Front Online ka thënë se të gjitha rastet emergjente marrin trajtim shëndetësorë në këtë spital, por jo edhe ato ambulantive.

    Sipas tij, në repartin e fizioterapisë dhe në disa nga ambulancat specialistike momentalisht nuk ofrohen shërbime shëndetësore.

    “Çdo rast emergjent që nuk pret e trajtojmë pa problem dhe me kapacitet të plotë”, ka thënë ai.

    Dervishi është shprehur se së shpejti do të fillojnë të ofrojnë të gjitha shërbimet shëndetësore, ndonëse ka thënë se me ofrimin e të gjitha shërbimeve do ta kenë më të vështirë.

    “Nuk e dimë se kur do të fillojmë me dhënien e të gjitha shërbimeve, varet nga situata sepse kemi fluks të madh të pacientëve që janë të infektuar, por besoj që shumë shpejt do të kthehen të gjitha shërbimet. Do të kemi pak vështirësi, por duhet të adaptohemi”, ka thënë tutje ai.

    Për shkak të pandemisë, pacientëve nuk u janë ofruar shërbime shëndetësore as në disa nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, në një intervistë të dhënë të mërkurën për Front Online ka thënë se janë duke u përgatitur që pacientët e infektuar me Covid-19 t’i transferojnë në Klinikën Infektive dhe t’i kthehen normalitetit, duke trajtuar pacientët që nuk janë të infektuar.

    Për më shumë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi gjatë një takimi të mbajtur sot me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe me drejtorët e klinikave të QKUK-së ka bërë të ditur se do të rikthehen shërbimet për pacientët që nuk janë të prekur me Covid-19.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.