×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spektakël fishekzjarresh kundër koronavirusit në Japoni: Largojnë sëmundjet dhe fatin e keq

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Dhjetëra fishekzjarre shpërthyen mbrëmjen e së hënës në të gjithë Japoninë për të gëzuar popullsinë dhe për t’i rikthyer vëmendjen një sektori të goditur rëndë nga kriza ekonomike.

    163 prodhues japonezë fishekzjarresh realizuan projektin me një seri shfaqjesh surprizë që kanë befasuar publikun për pesë minuta në të gjithë vendin, duke dhënë një spektakël për t’u parë nga shtëpia; pra në respektim të normave të sigurisë sociale. Spektaklet e sinkronizuara ishin mjaftueshëm të gjatë për t’i dhënë kohë çdokujt që të dalë në ballkon apo derë për t’i parë.

    Por njëkohësisht aq i shkurtër sa për të mos i lënë kohë askujt që të arrijë tek vendi nga po hidheshin.

    Fishekzjarret në Japoni kanë një traditë shekullore dhe u krijuan në kuadër fetar për të larguar epidemitë dhe fatin e keq. Këtë vit për shkak të anulimit të detyruar të shumë festivaleve për shkak të koronavirusit, prodhuesit e fishekzjarreve e kanë gjetur veten në një situatë të vështirë ekonomike. Nga këtu nisi dhe vendimi për të realizuar këtë projekt. Ata shprehen se në këtë periudhë të gjithë kanë humbur energjinë dhe në këtë kohë të errët duhej pak gëzim. Për më tepër që fishekzjarret japoneze janë krijuar për të larguar fatin e keq dhe sëmundjet, ndaj rezulton shumë me vend me krizën e këtyre ditëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.