×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spanja shpall rregullat e reja anti-COVID për rihapjen e shkollave

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Spanja ka bërë të ditur planin për rihapjen e shkollave disa ditë para se të fillojë viti akademik, në të cilin përfshihet obligimi i nxënësve të moshave gjashtë e më lartë të mbajnë maska në klasa, ka njoftuar qeveria të enjten.

    Derisa Spanja ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në perëndim të Evropës, kjo ka dërguar në spekulime se plani për shkollat mund të shtyhet në zonat më të prekura.

    Por, ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka thënë se shkollat mund të mbyllen vetëm nëse do të shfaqen raste të COVID-19 nëpër klasa të ndryshme, raporton Reuters

    Meqë Spanja doli nga izolimi në fund të korrikut, transmetimi i virusit është rikthyer shpejt. Nga të dhënat zyrtare është raportuar për 3594 raste të reja të mërkurën. Afër 29,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

    E pyetur nëse prindërit kanë të drejtë të mbajnë fëmijët në shtëpi nëse nuk ndihen të sigurt, ministrja e Arsimit, Isabel Celaa, tha se shkollat janë vendi më i sigurt se çdo vend tjetër, transmeton KOHA.

    Përveç maskës, fëmijët janë të detyruar të mbajnë distancën prej 1.5 metra nga njëri-tjetri.

    17 rajone të Spanjës kanë përgatitur planin e tyre të rikthimit në shkolla, të gjitha duke përfshirë mbajtjen e maskave, higjienën dhe përgjysmimin e numrit të nxënësve në klasa.

    Deri më tash, në botë janë shënuar 24,215,678 të infektuar, me mbi 825,000 të vdekur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.