
Sot është regjistruar numri më i lartë i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, IKSHPK njofton se 87 pacientë janë shëruar sot ndërsa vetëm një është diagnostifkuar me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste. Ndërsa, rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).
Megjithatë, IKSHPK u bën apel qytetarëve të qëndronjë nëpër shtëpitë e tyre dhe të mbajnë distancën, sepse siç vlerësojnë rreziku nuk ka kaluar akoma.
Apeli i IKSHPK-së:
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ NUK ËSHTË KOHA TË RELAKSOHEMI!
NA NDIHMONI SI DERI MË TANI! DUKE RESPEKTUAR RREGULLAT!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!