Një pacient i prekur nga koronavirusi ka vdekur të dielën në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas IKSHPK pacienti ka pasur sëmundje shoqëruese.
Me shifrat e sotme, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 102.
Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 4.931 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 2.267 pacientë që janë shëruar.