Pas vdekjes tragjike të Agon Musliut, i cili u hodh nga konviktet në Prishtinë, qytetarë të shumtë nga dje kanë thirrur një protestë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kjo protestë, sqarohet që do të bëhet në rrjetin social Facebook, ku do të publikohet një fotografi e Agon Musliut, me hashtag-un #drejtësipërAgonin.
“Ju ftojmë të bashkohuni në marshin #ProtestojmëPërAgonin, sot nga ora 15:00, protestojmë në rrjetet sociale duke postuar fotografi të Agonit me mbishkrimin #DrejtësiPërAgonin #DuamPërgjegjësi. Përmes kësaj protese duam drejtësi dhe përgjegjësi për Agonin. Protestojmë për vëllaun tonë, pa dallime politike”, thuhet në njoftimin e publikuar.

