
Sonte u konfirmuan edhe 37 raste të reja me Coronavirus në Kosovë, por asnjëri nga të infektuarit nuk është nga Malisheva, Ferizaj apo nga Suhareka, që dikur ishin vatra të infeksionit, raporton Front Online.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Vitia.
“Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast”, ka shkruar Vitia.