×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenderi i shkruan letër Hotit: Rëndësi t’i kushtohet ndalimit të diskriminimit të komunitetit RAE

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Isak Skenderi, drejtori ekzekutiv i  Organizatës  Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve, i është drejtuar me një letër kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

    Në këtë letër Skenderi përshkruan në detaje gjendjen jo të mirë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë.

    Ai i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që t’i kushtojnë rëndësi ndalimit të diskriminimit të këtyre komuniteteve.

    Tutje në porosinë për kreun e ekzekutivit thuhet se ekzekutivi duhet të bëjë më shumë për romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit në arritjen e objektivave në strehim, arsim dhe shëndetësi.

    Letra e plotë:

    Avdullah Hoti,
    Kryemnistër
    Qeveria e Kosovës

    I nderuari z. Hoti,

    Me datën 5 korrik 2019, Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Kryeministri i atëhershëm, Z. Ramush Haradinaj, ri-përsëriti edhe njëherë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për Integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në shoqërinë tonë dhe u zotua që do të përshpejtojë përpjekjet tona në procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin rajonal duke nënshkruar Deklaratën Poznanit të Partnerëve të Ballkanit Perëndimorë për Integrimin e Romëve brenda procesit të zgjerimit të BE=së.

    Qeveria e Kosovës në këtë mënyrë u angazhua për të vazhduar dhe forcuar përpjekjet për barazi dhe integrim të plotë të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve përmes implementimit të “Konkluzionet e Përbashkëta të Seminarëve Rom”.

    Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës u zotua, ndër të tjera, të rrisë nivelin e punësimit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në sektorin publik në mënyrë proporcionale të numrit të këtyre komuniteteve në popullatën e përgjithshme. Për më tepër, Qeveria u zotua gjithashtu që të forcojë strukturat qeveritare kundër diskriminimit dhe të krijojë një nën-ndarje specifike për mosdiskriminimin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve brenda organeve zyrtare të mos diskriminimit për të procesuar ankesat nga Romët, Ashkali dhe Egjiptianet, t’ju ofrojnë mbështetje ligjore për viktimat e dyshuara dhe të identifikojnë skemat e diskriminimit, përfshirë diskriminimin institucional dhe të fshehur.

    Në këtë ngjarje dhe përveç sa u tha më sipër, Qeveria e Kosovës bëri një zotim për tu angazhuar për arritjen e objektivave specifike në fushat e strehimit, arsimit, shëndetësisë dhe regjistrimit civil. Ai është zotuar që të përdorë të dhënat e disponueshme për të formuar politika të bazuara në prova për integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe të angazhohet për krijimin e një mekanizmi të duhur për monitorimin dhe raportimin; Të sigurohet që të forcojë dhe mbështes Pikat Kombëtare të Kontaktit të Romëve; U pajtuan për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar standarde rajonale për publikimin e buxhetimit në lidhje me integrimin Rom, Ashkali dhe Egjiptian; Përkushtohet të krijojë kanale zyrtare dhe mekanizëm për përfshirjen e përbashkët të Qeverisë dhe komuniteteve të përmendura.

    I nderuar zoti Hoti, ndërsa shpreh mirënjohjen time të plotë me ju për sfidat me të cilat jeni duke u përballur dhe po kaloni aktualisht ndër të tjera, paqëndrueshmërinë politike në vend për shkak të ndërrimeve të shpeshta në Qeveri gjatë këtij viti si dhe përhapja e Pandemisë COVID 19, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të tërheq vëmendjen tuaj për gjendjen e tmerrshme të komuniteteve të përmendura, e cila është përkeqësuar edhe më shumë në muajt e fundit.

    Tashmë ka kaluar një vit nga nënshkrimi dhe adaptimi i Deklaratës së Poznan-it për Përfshirjen e Romëve në Poznan, Poloni, ndërsa publiku i gjerë në Kosovë ende nuk ka ndonjë informatë mbi asnjë proces në lidhje me këtë, e as ne të cilët jemi duke punuar në këtë fushë nuk mund të shohim ndonjë ndryshim të dukshëm në jetën e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve që lidhet me objektivat dhe angazhimet e nënshkruara në Deklaratë. Prandaj, do ta vlerësoja shumë nëse do të na informonit për masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë tani e tutje.

    I nderuari Z. Hoti, ne ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni veprime të menjëhershme për zbatimin e masave pasi është me rëndësi parësore jo vetëm për proceset e Integrimit Evropian të Kosovës, por edhe për jetën dhe mirëqenien e individëve dhe familjeve rome, ashkali dhe egjiptiane.

    Organizata jonë vazhdon të investojë për ta bërë Kosovën një shtëpi më të mirë për të gjithë, dhe për këtë arsye vazhdimisht ka mbështetur familjet e cenueshme Rom, Ashkali dhe Egjiptian në sfera të ndryshme të jetës publike, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, fushat e arsimit, punësimit dhe strehimit. Duke marrë parasysh misionin dhe ekspertizën tonë, ne do të jemi të lumtur të ndajmë me ju çdo informacion shtesë dhe ekspertizën tonë në identifikimin dhe hartimin e modaliteteve më të mira për integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve. Për informata apo pyetje shtesë ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni.

    Ju faleminderit parapakisht për përkrahjen dhe bashkëpunimi tuaj!

    Sinqerisht,

    Isak Skenderi
    Drejtor Ekzekutiv
    Voice Of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme24 Maj 2025
    Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për FrontOnline e ka lënë të hapur mundësinë që të jetë sërish kandidat i...
    Lajme24 Maj 2025
    Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, ka reaguar në lidhje me rastin e djeshëm që ka ndodhur në Mitrovicën...
    Lajme24 Maj 2025
    Në aksidentin mes tri automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, mbetën të lënduar dy persona. Rastin për FrontOnline e ka...
    Të tjera
    Lajme24 Maj 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për disa intervenime të rëndësishme të kryera gjatë ditës së sotme, me qëllim të garantimit...
    Lajme24 Maj 2025
    Për nder të Ditës së Presidentit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar për Hashim Thaçin, të cilin thotë se së shpjti...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të nismës humanitare ‘‘Make-A-Wish Foundation’’, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me...
    Lajme24 Maj 2025
    Policia në Ferizaj në 24 orët e fundit ka konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut. Gjatë...
    Lajme24 Maj 2025
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, në ditën e Presidentit ka publikuar një foto të ish-presidentit  Hashim Thaçi, duke thënë se...
    Lajme24 Maj 2025
    Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në përpjekjen e 21-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Kjo seancë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.