×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Skandaloze: Telekomi për 5 vite humbi mbi 115 milionë euro

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Vetëm gjatë pesë viteve të fundit nga viti 2015 deri në fund të vitit 2019 Telekomi i Kosovës ka humbur më shumë se 115 milionë euro.

    Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Telekomin e Kosovës, të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se kompania ka vazhduar trendin e operimit me humbje për 5 vite radhazi, përkatësisht në vitin 2015 humbja totale që i atribuohet pronarëve/aksionarit ishte 7,904,000€, në vitin 2016 50,931,000€, në vitin 2017 13,904,000€, në vitin 2018 15,575,000€ dhe në vitin 2019 humbja ishte 26,916,000€, raporton  “Front Online”

    “Kapitali aksionar i emetuar si dhe komponentët tjera të kapitalit në vlerën 59,475,000€ ka rënë në minus (2,223,000€). Për më tepër, ende nuk është paguar dividenta e deklaruar në vitin 2015 në vlerë prej 15,000,000€. Kjo situatë gjithashtu hedhë dyshime të konsiderueshme në aftësinë e Kompanisë për të vazhduar ne vijimësi” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton  “Front Online”.

    Mw tutje nw raport thuhet se likuiditeti i rrjedhës=0,17, ndërsa koeficienti i dëshirueshëm/i pranueshëm varion nga 1,5 deri në 2. Likuiditeti i rrjedhës më i vogël se 1 është tregues që Kompania mundë të ketë probleme serioze në përmbushjen e detyrimeve të sajë afatshkurta. Ka përkeqësim të këtij treguesi për 100%, sa ishte në vitin 2018 në 0.34.

    Po ashtu, edhe likuiditeti i Shpejtë (Testi ACID)=0,11.Testi acid më i vogël se 1 tregon po ashtu që kompania mundë të ketë probleme serioze në përmbushjen e detyrimeve të sajë afatshkurta. Ka përkeqësim prej 57% krahasuar me vitin e kaluar për testin acid që ishte 0.19.

    Sipas ZKa-së gjithashtu neto kapitali punues në vlerë -0,68.Kapitali i punës negativ është kur detyrimet rrjedhëse të kompanisë tejkalojnë pasuritë e saj aktuale. Raporti optimal i pranueshëm është midis 1.2 dhe 2.

    “Qarkullimi i llogarive të arkëtueshme është 29.90, që do të thotë se brenda vitit llogaritë e arkëtueshme qarkullojnë 29.90 herë ose afërsisht 1 muaj. Kjo tregon një raport të ulët të xhiros dhe nënkupton që kompania duhet të rivlerësojë politikat e saj të shitjes me kredi për të siguruar mbledhjen në kohë e të arkëtueshmeve të saj. Raporti i Borxhit 1.03 pjesëmarrja e detyrimeve në pasuri është rreth 100%. Raporti më i madh se 0.5 apo 50%, nënkupton që shumica e aseteve të kompanisë financohen përmes borxhit. Sa më i lartë të jetë ky raport aq më i lartë është rreziku i funksionimit/operimit të kompanisë. Përveç kësaj, raporti i borxhit të lartë ndaj aktiveve mund të tregojë një kapacitet të ulët të kompanisë për huamarrje, e cila nga ana tjetër do të ulë fleksibilitetin financiar të kompanisë” thuhet në raport, raporton  “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.