×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Skandaloze/ Kompania publike e Kosovës shpërblen me tender konzorciumin nga Beogradi! (Dokument)

    FrontOnline
    23 Gusht 2019

    Një konzorcium i kompanive nga Beogradi ka fituar së fundi tender në njërën nga kompanitë më të madhe publike të Kosovës.

    Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ku konzorciumi i kompanive “Vlera SHPK dhe EKO DEZ DOO Beograd” kanë fituar kontratë në vlerë prej rreth 10 mijë euro nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”.

    Ky konzorcium i kompanive ka fituar kontratën për dezinfektimin, dezinsektim dhe deratizimin e objekteve të KRU “Prishtina”.

    Në garën për ta fituar këtë tender nga “Ujësjellësi” kishin qenë tri kompani, ku një kompani tjetër vendore kishte konkurruar me çmim prej 11.328 euro, ndërsa oferta më e shtrenjtë nga kompania vendore ka qenë 19.635 euro.

    Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, i ka deklaruar portalit “Front Online” se kontrata me konzorciumin nga Beogradi ka filluar të implementohet  menjëherë pas nënshkrimit të saj.

    “Me kontratë është shpërblyer Operatori Ekonomik VLERA SH.P.K me seli ne Shtime”, ka thënë Mjeku, duke pranuar se Eko Dez nga Beogradi ka qenë njëri nga anetarët e grupit të operatorëve.

    “KRU Prishtina sh.a, ka nenshkruar kontratë me OE Vlera SHP”, ka potencuar ajo.

    Përndryshe, Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në nëntor të vitit të kaluar ka marrë vendim që t’i vendos taksë 100 për qind mallrave nga Serbia. Madje taksës prej asaj kohe i nënshtrohen edhe markat e huaja që prodhohen në Serbi.

    Zyrtarët qeveritarë disa herë kanë përsëritur se duhet favorizuar vetëm kompanitë vendore në tenderët publik, përderisa në Kosovë operojnë disa kompani vendore që janë të specializuara për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim.

    Foto: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe drejtori i “Ujësjellësit”, Ilir Abdullahu

    Megjithatë, zëdhënësja Mjeku arsyetohet se Ligji i Prokurimit Publik nuk ia ndalon shpërblimin e kontratave tek operatorët ekonomik vendor edhe nëse ata kanë anëtar në grup, të cilët nuk janë vendor.

    Në fillim të këtij viti mediet kishin raportuar për një skandal të madh, kur Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kishte paraparë një tender në vlerë prej 23.5 milionë euro që të blihen për institucionet e vendit “Plazma”, “Eurokrem”, “Smoki” të prodhuara në Serbi.

    Ky tender ishte anuluar menjëherë nga ekzekutivi i vendit, duke u bazuar në vendimin për favorizim të kompanive vendore si dhe aplikim të taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja për shkak të fushatës së tyre negative ndaj shtetit të Kosovës. / Front Online/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline, ka folur pas fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, të cilin e mbajti sot në...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Duke përcjellur kontigjentin e 42’të kroat në kuadër të KFOR-it, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq iu drejtua ushtarëve me një konstatim: se...
    Sport21 Nëntor 2024
    Drejtuesit e Liverpoolit janë të bindur se ylli i Interit, Marcus Thuram mund të jetë sulmuesi ideal për Arne Slot dhe për...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Dy persona janë identifikuar, njëri prej të cilëve tashmë është arrestuar, në lidhje me të shtënat me armë në rrugën “Mon Balaj”...
    Vip21 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti ka folur me Gresën rreth Xhenetës. Ai i tregonte asaj për planet se si...
    Vip21 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Driloni gjatë ditës së sotme ka ngacmuar Xhenetën. “Tash shumë po më pëlqen”, është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.