×
  • Lajme
  • Lajme

    SKANDALOZE / Ja ku përfunduan 2,2 milionë euro të Ministrisë së Inovacionit

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Vetëm gjatë vitit që lamë pas për përkrahje të 55 Organizatave Jo Qeveritare (OJQ) Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), e cila në atë kohë është drejtuar nga Besim Beqaj, ka shpenzuar më shumë se 2,2 milionë euro.

    Në bazë të fakteve që ka arritur të siguroj “Front Online” shihet se pjesa dërmuese e mjeteve iu janë ndarë OJQ-ve për projekte që as nga afër nuk lidhen me fushën e Inovacionit.

    Një shumë të madhe prej 150 mijë euro gjatë vitit që lamë pas e ka marrë edhe OJQ Shoqata Kulturore-Artistike – Molla Kuqe. Qëllimi i grantit për këtë OJQ është krijimi i dokumentarit “Fuqia e Start-UP”.

    Po ashtu, një shumë të konsiderueshme të mjeteve prej 49,750 euro gjatë vitit që shkoi i ka marrë edhe Klubi i Prodhueseve të Kosovës, organizate kjo që përfaqëson prodhuesit me të mëdhenj në vend.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga “Front Online” shihet se këto mjete kjo OJQ i ka marrë për krijimin e një ueb faqe, platforme për promovimin e kompaninë dhe produkteve të tyre në ,mbarë botën.

    Po ashtu, shumë të madhe të mjeteve prej 200 mijë euro i ka marrë edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ku qëllim kryesor të projektit që ka dorëzuar ne MIN ka qenë rritja e punësimit në sektorit privat përmes promovimit dhe rritjes së eksportit në drejtim të vendeve të caktuara.

    Po ashtu, shuma prej 14 mije euro deri në 200 mijë euro gjatë vitit që lamë pas nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësise kanë marrë edhe shumë Organizata tjera Jo Qeveritare.

     

    / Front Online/

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se artistja Doruntina Kastrati, kuratorja...
    Lajme03 Tetor 2023
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës. Para deputetëve të Parlamentit...
    Kronika03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy...
    Të tjera
    Sport03 Tetor 2023
    Sulmuesi brazilian, Neymar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al-Hilal që prej kur u bë pjesë e tyre...
    Vip03 Tetor 2023
    Industria e argëtimit vjen gjithmonë me një dozë talenti dhe një spërkatje të thashethemeve të të famshmëve dhe spekulimeve romantike. Subjekti më...
    Lajme03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më herët në lagjën Kodra e Trimave në Prishtinë. Dyshohet se nga këto të shtëna...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës. “Policia...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë që sulmi terrorist i 24 shtatorit mund të jetë i vetmi nga Serbia....
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.