Një skandal i madh ka ndodhur në futbollin boshnjak pas ndërprerjes së ndeshjes me Velesit dhe Boracit, shkaku i konfliktit të tifozëve.
Konflikti vazhdoi edhe pasi gjyqtarët u larguan nga stadiumi, por makina e tyre u përcoll dhe u dogj me fishekzjarre, shkruan FrontOnline.
Gjyqtari kryesor, Sabri Topaloviq me asistentët e tij është sulmuar në afërsi të Jabllanicës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia boshnjake.
Ndryshe, kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dhjetë në Premierligën boshnjake, derisa u ndërpre në minutën e 81-të.
Kjo për arsye sepse tifozët vendoas ishin të revoltuar me ndarjen e drejtësisë dhe sulmuan gjyqtarët./FrontOnline/