×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Edmond Hajrizit – MSH konfirmon që UBT-ja ka mashtruar shtetin

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë ia ka pezulluar licencën Laboratorit privat, “UBT” për kryerjen e testimeve me metodën PCR, për të dyshuarit me Covid-19. Këtë vendim, MSh e ka marrë pasi Inspektorati Shëndetësor ka gjetur se ky Laborator, i cili është i rektorit dhe themeluesit të Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, nuk i plotëson kriteret për të kryer teste të tilla. Në deklaratën nën betim, përfaqësuesit e laboratorit të Hajrizit, kishin gënjyer shtetin, duke deklaruar se i plotësojnë kriteret.

    Më 10 gusht të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka licencuar 29 laboratorë privatë për të kryer teste për Covid-19 duke përfshirë testimet serologjike dhe ato me sistemin PCR.

    Në mesin e tyre, ishin edhe dy laboratorë privat të cilët do të kryenin teste molekulare me metodën PCR, për të dyshuarit me Covid-19.

    Laboratorët e licencuar kanë qenë Medical&Laboratory Services në Prishtinë dhe laboratori UBT në Lipjan, në pronësi të Edmond Hajrizit, pronarit dhe rektorit të Kolegjit UBT.

    Mirëpo, edhe pas tri jave të licencimit, ky laborator nuk ka filluar kryerjen e testeve. Kjo për faktin, se nuk i plotëson kriteret për të bërë teste me metodën PCR, siç ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë.

    Në deklaratën nën betim ky laborator ka thënë se e kanë infrastrukturën e nevojshme për të kryer testime. Por gjatë inspektimit nga Inspektorati Shëndetësor, është konfirmuar se ky laborator nuk i plotëson kushtet për të kryer testime, shkruan Gazeta Insajderi.

    Me këtë themeluesi dhe rektori i kolegjit privat UBT, Edmond Hajrizi ka mashtruar shtetin, derisa ka shkelur deklaratën nën betim të nënshkruar me rastin e aplikimit.

    Kjo, gjë është konfirmuar edhe nga vet Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme përmes një komunikate për media.

    “MSh ka informacione që ka dallime të çmimeve sa u përket shërbimeve të testimeve serologjike (prej 15-30 euro) varësisht prej institucionit ku kryhet dhe komunës, përderisa për momentin teste molekulare (PCR) ofron njëri nga dy institucionet e licencuara, për shkak se njëri prej tyre, gjatë inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor nuk ka arritur të dëshmojë se mund të kryej teste në përputhje me të dhënat e deklaruara në formularin e aplikimit për licencim dhe në përputhje me Deklaratën nën betim, të nënshkruar me rastin e aplikimit”, thuhet në komunikatë.

    Ministria e Shëndetësisë pezullon vendimin ndaj “UBT-së”, për lejimin e testeve PCR

    Ministria e Shëndetësisë ka pranuar që ky laborator nuk ka arritur të dëshmojë se mund të kryej teste me metodën PCR, pas inspektimit që i ka bërë Inspektorati Shëndetësor.

    Gazeta Insjaderi.org ka kërkuar përgjigje në Ministrinë e Shëndetësisë se cilat janë masat që do t’i ndërmerr ky dikaster ndaj laboratorit “UBT”, dhe se cilat janë mangësitë që i ka gjetur Inspektorati Shëndetësor gjatë inspektimit.

    Në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë konfirmuar se ia kanë pezulluar vendimin për licencimin e laboratorit “UBT” për kryerjen e testeve me metodën PCR.

    “Për shkak së laboratori në fjalë me rastin e inspektimit nga Inspektorati Shëndetësor nuk i ka pasur të gjitha pajisjet e nevojshme (për testim molekular PCR) dhe stafin që mund të kryejë teste molekulare PCR, sikur i ka deklaruar në aplikacionin për licencim të shërbimit, të njëjtit i është pezulluar vendimi për lejimin e kryerjes së këtyre testeve”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Gazetën Insajderi.

    Por, kanë thënë se nëse laboratori “UBT”, arrin t’i sigurojë pajisjet dhe stafin e nevojshëm atëherë vendimi për licencimin e tij mund të rishqyrtohet.

    “Nëse i njëjti arrin t’i sigurojë ato, Bordi për Licencim të Institucioneve private Shëndetësore mund ta rishqyrtojë vendimin. Përndryshe, nuk ka asnjë pengesë që çdo institucion që mund të kryejë këtë shërbim sipas bazës ligjore në fuqi, të licencohet”, thuhet më tutje në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Insajderi.

    Gazeta Insajderi lidhur me këtë rast ka dërguar pyetje edhe kolegjin privat “UBT”, për t’i pyetur se pse kanë shkelur deklaratën nën betim, derisa nuk i kanë plotësuar kriteret për të kryer teste molekulare PCR por të njëjtit për dy ditë radhazi nuk kanë kthyer përgjigje.

    Hajrizi i afërt me PDK-në, u përfol për ministër të Inovacionit

    Edmond Hajrizi është rektor i Kolegjit privat, Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), të cilin e kishte themeluar në vitin 2001.

    Hajrizi ishte përfolur se është i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës. Madje, vitin e kaluar, kur ish ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për shkak të ngritjes së aktakuzës, emri i Edmond Hajrizit ishte përfolur si pasues i Beqajt.

    Mirëpo, më pas Hajrizi nuk ishte emëruar ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Para tij, më i preferuar ishte Muzafer Shala, i cili kishte zëvendësuar ish ministrin Beqaj.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Parlamentit Evropian, Tonio Picula, në një intervistë për median kroate “24sata” ka folur për politikën e Serbisë karshi Bashkimit Evropian,...
    Lajme23 Prill 2025
    Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka reaguar me shqetësim dhe keqardhje të thellë ndaj një deklarate të sekretarit organizativ...
    Lajme23 Prill 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka bërë një reagim, referuar një sulmi tjetër siç thotë ajo nga partia e pushtetit në largim,...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, përmbysi argumentin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nëse partitë nuk e votojnë emrin...
    Lajme23 Prill 2025
    Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emisionin “Debat Plus” ka diskutuar lidhur me “bllokimin” e Kuvendit. Ajo ka thënë...
    Lajme23 Prill 2025
    Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus, Albert Krasniqi ka reaguar në lidhje me dështimin e radhës të seancës për konstituimin e Kuvendit....
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, ku aktualisht ndodhet presidenti i RS-së, Milorad Dodik, sot kanë arritur...
    Lajme23 Prill 2025
    Arianit Koci, në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit Muhamet Lika, ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga deklaratat...
    Lajme23 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.