Kuvendi i Kosovës ka ndërpret punimet në orët e vona të mesnatës, pasi nuk kishte kuorum për votimin e rezolutës për dialog të propozuar nga PDK-ja.
Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së i tërhoqën fjalimet e tyre, ndërsa për votimin e rezolutës nuk pati kuorum, raporton lajmi.net.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kërkojnë që rezoluta të votohet në seancën e radhës.
“Në kemi prezantuar një rezolutë për raportimin e kryeministrit, kërkoj që rezolutën ta vendosim për votim në seancën e radhës. Unë e kam shpërnda të të gjitha Grupet Parlamentare që kanë qenë prezentë. Jemi të gatshëm me e diskutu, me e plotësu dhe në seancën e radhës me vendos për votim”, ka thënë Krasniqi.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka propozuar që seanca të mbahet të enjten në ora 10:00.

Të tjera
-
21:18 | 08 Shkurt 2023
-
21:13 | 08 Shkurt 2023
-
20:55 | 08 Shkurt 2023
-
20:26 | 08 Shkurt 2023
-
20:17 | 08 Shkurt 2023
-
20:15 | 08 Shkurt 2023
-
20:06 | 08 Shkurt 2023
-
20:00 | 08 Shkurt 2023
-
19:52 | 08 Shkurt 2023
-
19:51 | 08 Shkurt 2023
-
19:48 | 08 Shkurt 2023
-
19:46 | 08 Shkurt 2023