Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një takim pas zhvillimeve të fundit në vend.
Kreu i deputetëve të kësaj partie, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se AAK’ja ka mbajtur një tryezë diskutimi me deputetët dhe anëtarët e Qeverisë të kësaj partie.
Haradinaj ka thënë se temë diskutimi ka qenë situata e krijuar dhe angazhimi i AAK’së.
“Grupi Parlament dhe kolegët nga Qeveria mbajtem një tryezë diskutimi rreth situatës së krijuar dhe angazhimit të përbashkët si AAK”, ka shkruar Haradinaj, derisa, ka publikuar edhe fotografi të takimit.