Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 40 pacientë për koronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 22 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
35 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.
Ndërsa 5 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.
Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.
Në përgjigjen e tyre thuhet se 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus.